un
English

Kërkoj punë!

Apliko

Kërkoj Staf!

Apliko

Hartë e studentëve & të diplomuarve shqiptarë jashtë vendit

Regjistrohu

Qëllimi i këtij projekti është këshillimi i të rinjve në lidhje me përzgjedhjen e karrierës së tyre, nëpërmjet informimit, këshillimit dhe rritjes së aksesit të tyre në informacion për tendencat dhe kërkesat e tregut të punës. Objektivat kryesorë të këtij projekti përfshijnë: Këshillimi i karrierës i cili synon t’u ofrojë të rinjve, jo vetëm informacion, por edhe mbështetje konkrete në përzgjedhjen e degës studimeve dhe karrierës së tyre, brenda Qendrës së Karrierës AS@N. Rritja e kapaciteteve të të rinjve, organizatave të shoqerisë civile dhe inistitucioneve private e publike në lidhje me integrimin e të rinjve në tregun e punës. Studimi i informacionit që kanë dhe përzgjedhjet që synojnë të bëjnë të rinjtë në tregun e punës, duke synuar të krijojë një pamje të qartë të situatës aktuale të të rinvje shqiptarë që studiojnë aktualisht në gjimnaze, në lidhje me shkallën e informimit, me zbatimin konkret, me aksesin në informacion dhe me problematikat kryesore përsa i përket përzgjedhjes së degës së studimit dhe karrierës së tyre, si dhe zhvillimin aktual të tregut të punës.

Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapacitetit të të rinjve përsa i përket informimit të tyre në lidhje me tendencat e tregut të punës, mënyrës se si duhet të veprojnë për të zgjedhur degën më të përshtatshme të studimit dhe si duhet ta nisin karrierën e tyre në tregun e punës. Informimin e të rinjve, nëpërmjet një platforme online dhe publikimeve të ndryshme, në lidhje me informacionet më të nevojshme në lidhje me degët e studimit, tendencat e tregut të punës, këshillimin falas, për të qënë sa më interaktivë dhe sa më të informuar për këto cështje me rëndësi për karrierën e tyre.

Agjencia per mbeshtetjen e shoqerise civile